Politikanë të shumtë, përfshirë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, bënë homazhe për ish-presidentin amerikan Jimmy Carter, i cili vdiq dje në Gjeorgji, në moshën 101-vjeçare.
Edhe liderët e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të SHBA.
Presidentja Osmani tha se presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzim.
“Presidenti Carter i tregoi botës se udhëheqja ka të bëjë me shërbimin, dhembshurinë dhe një besim të palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të të gjithëve. Ne e mbajmë familjen e tij në mendimet tona ndërsa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, - shkruan Vjosa Osmani.
Edhe kryeministri Kurti duke i shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan në emër të qeverisë, tha se presidenti Carter lë pas një trashëgimi madhështore të shërbimit për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe përtej.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së presidentit Jimmy Carter dhe popullit amerikan për ditën e ndarjes nga jeta. Një shekull pas fillimeve të tij modeste në një familje të klasës punëtore në Plains, Georgia, Presidenti Carter i lë botës një trashëgimi të madhe shërbimi për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. U preftë në paqe”, - u shpreh kryeministri Kurti.