Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kryenin veprime ilegale, mbyllen 6 njësi Bankare të Serbisë në veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Kryenin veprime ilegale, mbyllen 6 njësi Bankare të Serbisë
Foto nga operacioni policor në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka kryer ditën e sotme bastisje në disa institucione financiare në veri të vendit, pasi dyshohet se në to po kryhen veprimtari të jashtëligjshme.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani  ka deklaruar se po zhvillojnë një aksion policor në këtë rajon duke qenë se më herët janë marrë informacione se disa biznese në veri të vendit po zhvillojnë veprimtari ilegale.

Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhyrë dhe të njëjtat jemi duke i kontrolluar. Me neve është edhe ATK”,- tha Elshani.

Kryenin veprime ilegale, mbyllen 6 njësi Bankare të Serbisë
 

Ndërkohë që janë konfirmuar se 6 njësi bankare të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri janë mbyllur.

Në njoftimin e policisë, thuhet se Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizimin e prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryenin veprime ilegale, mbyllen 6 njësi Bankare të Serbisë
 

Policia thotë se ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.

Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”,- përfundon njoftimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese