Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kryeministri Kurti takohet me Sorensen: BE t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Kurti takohet me Sorensen: BE t’i heqë
Sorensen-Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se gjatë takimit, Kurti e uroi diplomatin për rolin e tij dhe e njoftoi atë për zhvillimet e fundit në vend.

Kurti ka kërkuar nga Sorensen që BE-ja të heqë menjëherë masat kufizuese ndaj Kosovës. Ndërsa duke dikskutuar për procesin e dialogut, kryeministri ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

“Në këtë takimi të parë zyrtar në Zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri z. Sørensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Kryeministri kërkoi nga emisari Sorensen që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës. Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”.

Diskutuan për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara. Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Kujtojmë se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, po zhvillon këtë të hënë një vizitë në Kosovë, për herë të parë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të vendit. Fillimisht ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese