Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kryeministri Kurti bën homazhe për dëshmorët e Prishtinës

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Kurti bën homazhe për dëshmorët e
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dëshmorëve të rënë gjatë luftës.

Në këtë ceremoni, Kurti ishte i shoqëruar me disa nga ministrat e kabinetit të tij, ndërsa bëri të ditur se  nga dita e sotme e 4 ditët në vijim do të jenë përkujtimore të masakrës më të madhe në Komunën e Prishtinës, ku para 25 vitesh, në fshatin Makoc mbetën të vrarë 115 civilë midis tyre fëmijë dhe të moshuar.

“Jemi bashkë këtu tek varrezat e dëshmoreve të Komunës së Prishtinë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kryeqytetit. Njëkohësisht sot e kujtojmë edhe dëshmorët dhe martirët e Marecit, janë 27 dëshmorë edhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve dhe gjithashtu nga sot e 4 ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civilë ne mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Kurti bën homazhe për dëshmorët e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese