Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Kosovë-SHBA, dialog strategjik”, Osmani takon zëvendës ndihmëssekretarin amerikan të shtetit

Shkruar nga Newsbomb
“Kosovë-SHBA, dialog strategjik”, Osmani takon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Richard Verma

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të premte në Prishtinë ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Richard Verma.

Presidentja Osmani tha se dialogu strategjik “është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate”.

Sot, në takim me zëvendëssekretarin amerikan, Richard Verma, mu konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik. Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate,” tha Osmani.

Kryetarja e shtetit ka falënderuar Uashingtonin për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

Falënderoj qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për dialogun strategjik, e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës,” shtoi presidentja e Kosovës.

Dialogu Strategjik shërben për të thelluar partneritetin mes Prishtinës dhe Uashingtonit dhe prek disa fusha, mes të cilave sigurinë dhe ekonominë. Pas takimit me Osmanin, Verma iu drejtua Kryeministrisë për të zhvilluar diskutime me shefin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, zëvendëssekretari amerikan pritet që të vizitojë edhe vendin tonë, si dhe Serbinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese