Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, shton në listë edhe Iranin

Shkruar nga Newsbomb
Kosova vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë,
Pamje nga mbledhja e qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar pako të tjera sanksionuese ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa ka shtuar edhe Republikën Islamike të Iranit gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.

Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj disa shteteve.

Në një propozim- vendim nr.01/64 të dhënë në shkurt të 2022 është vendosur që Kosova të vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë, të cilat u miratuan po në atë kohë, ndërsa në mbledhjen e sotme listës i është shtuar edhe Republika Islamike e Iranit  ndaj Republikës Islamike të Iranit.

 Sipas vendimeve të Këshillit të BE-së, sanksionet dhe masat kufizuese janë ndërmarrë në lidhje me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në federatën ruse.

Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi derisa shtjelloi këto masa tha se njëra nga sanksionet ndaj federatës ruse lidhet me vrasjen e liderit opozitarë rus Alexei Navalny. Ndërsa në pakon e sanksioneve ndaj Iranit gjegjësisht ndaj personave të subjekteve të përfshirë në aktivitetet e raketave bërthamore dhe personave që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit

Në vazhdim të mbështetjes së kundërshtimit të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në përputhje me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës propozon për shqyrtim dhe miratim vendimet për zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së ndaj federatës ruse për cenim dhe kërcënim të integritetit territorial.

Sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe sanksione tjera për shkelje të rënda dhe abuzime të rënda me të drejtat e njeriut që lidhen me vrasjen e liderit opozitarë rus Alexei Navalny. Gjithashtu edhe pakon e sanksioneve ndaj Iranit gjegjësisht ndaj personave të subjekteve të përfshirë në aktivitetet e raketave bërthamore dhe personave që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit”,- tha Gashi.

Kosova ka qenë pjesë e shteteve perëndimore që kanë sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë që kur nisi në vitin 2022.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese