Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova thotë se 10 policë të saj janë ndaluar në Serbi, autoritetet thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet

Shkruar nga Newsbomb

Kosova thotë se 10 policë të saj janë ndaluar në Serbi,

Qeveria e Kosovës thotë se 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi për t’u marrë në pyetje, përfshirë zëvendës drejtorin nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviç. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, oficerët janë shqiptarë dhe serbë.

"Sipas informacioneve që posedojmë, Zëvëndësdrejtori Jankovic është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë.

Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Pjesëtarët e policisë nuk kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare, ndërkohë Beogradi nuk ka reaguar lidhur me këtë njoftim.

Autoritetet në Kosovë u bëri thirrje këtë të mërkurë qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë, pasi sipas tyre shteti serb ka bllokuar grupe qytetarësh të Kosovës në vendkalimet kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po ktheheshin nga vendet e Evropës perëndimore në Kosovë.

"I bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës", vijon deklarata.

Autoritetet në Kosovë kërkojnë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht, ndaj Ministria e Brendshme thekson se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë shqiptarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme kërkuan në një komunikatë të përbashkët që qytetarët “të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”.

"MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja. Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë", thuhet në deklaratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese