
Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimore për Gjenocidin e Srebrenicës. Gjatë seancës plenare të zhvilluar ditën e sotme, organi parlamentar vendosi për njohjen e kësaj date në nderim të viktimave të vrara në vitin 1999 nga forcat serbe.
Kryeministri Albin Kurti tha se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut, bazuar edhe në rezolutën që është miratuar më parë në Kuvendin e Kosovës dhe që e dënon gjenocidin në Srebrenicë.
Gjithashtu, Kurti shton se ajo mbështetet edhe në rezolutën përkatëse të Parlamentit Evropian si dhe në atë që u botua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore dhe dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos të harrohet dhe përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë e askund në rajon e botë”,- tha kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu, në mbledhje u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjithë të vrarët gjatë gjenocidit në Srebrenicë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi në maj të këtij viti që të njihte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi në maj të këtij viti që të njihte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.
Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish- Jugosllavisë.
Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.