Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova në Asamblenë Parlametare të NATO-s, reagon Serbia: Pranimi i saj, ekspozoi politikën me standarte të dyfishta të Perëndimit

Shkruar nga Newsbomb
Kosova në Asamblenë Parlametare të NATO-s, reagon Serbia: Pranimi
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç

Serbia ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të dërguar drejt avancimit statusin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar të saj.

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç tha se pranimi i Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit.

Sipas Petkoviç, Perëndimi edhe një herë shpërbleu fëmijën e vet, duke harruar sanksionet e vendosura kundrejt saj por duke i dhënë vlerë në arenën ndërkombëtare.

Edhe një herë perëndimi e shpërbleu fëmijën e vet. Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”,- tha kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç.

Për Petkoviç, Perëndimi po ushtron padrejtësisht presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, pasi ky shtet me në krye Aleksandër Vuçiç është kthyer në një gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore.

Kohët e fundit, Perëndimi po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandër Vuçiçin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”,- përfundon Petkoviç.

Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi ditën e sotme, në mbledhjen e mbajtur në Sofje të Bullgarisë “pro” avancimit të statusit të Kosovës, duke e bërë atë nga vëzhguese në anëtare të asociuar në këtë organizatë.

Kjo i hap rrugë integrimit euroatlantik dhe atij evropian të Kosovës, përkundër lobimit të Serbisë, e cila përmes një letre të dërguar më herët në Asamble kishte kërkuar refuzimin e kërkesës për avancim të statusit të saj nga vëzhguese në anëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese