Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova i dërgon letër-kërkesë EBU, kërkon që të jetë garuese në Eurovision 2025

Shkruar nga Newsbomb
Kosova i dërgon letër-kërkesë EBU, kërkon që
Skena e Eurovision

Kosova ka njoftuar se ka aplikuar për të qenë pjesë e garës së këngës në Eurovision në vitin e ardhshëm 2025.

Sipas mediave kosovare, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), për të qenë konkurrente në Eurovision.

Dorëzimi i kërkesës është bërë pas një seri takimesh e angazhimesh të kryetarit të Bordit Besnik Boletini dhe Drejtorit të Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj me drejtuesit e EBU-së dhe transmetuesve publik evropian.

Në letrën e dorëzuar në EBU, e cila mban datën 6 qershor, drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj thekson se kërkesa për të marrë një ftesë nga Bordi ekzekutiv i Eurovizionit është model i aplikuar tashmë nga EBU në rastin Australisë.

Sipas drejtorit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë festival do të ishtë jo vetëm një mundësi për të shpalosur talentet e Kosovës, por gjithashtu do të shërbente si një indikator fuqizues për frymën gjithpërfshirësë dhe shkëmbimin kulturor që përfaqëson kjo ngjarje.

“Me respekt, kërkojmë që të merrni në konsiderim dërgimin e një ftese RTK-së që të marr pjesë në garën e ardhshme të Eurosong. Pjesëmarrja jonë nuk do të ishte vetëm shpërfaqje e talentëve të Kosovës por gjithashtu do të fuqizonte frymën gjithëpërfshirëse dhe shkëmbimin kulturor që përfaqëson Eurovizioni”,- thuhet në letrën e drejtorit Ahmetxhekaj.

Më tej, shkrimi vijon duke theksuar se ftesa për RTK-në do të ishte e bazuar në frymën evropiane të Eurovision, si një ngjarje jo-politike që feston muzikën, diversitetin dhe unitetin, vlera që përkojnë thellësisht me kombin shqiptar të Kosovës.

“Ne fuqishëm besojmë që Festivali i Këngës së Eurovizionit është një ngjarje jo-politike që feston muzikën, diversitetin dhe unitetin, vlera që përkojnë thellësisht me kombin tonë”- thuhet në letrën e dorëzuar.

Kosova i dërgon letër-kërkesë EBU, kërkon që
 

Drejtori Ahmetxhekaj rikujton se EBU ka lujatur rol thelbësor në themelimin e RTK-së më 1999 prandaj pret që EBU do të na ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi, që është i mishëruar në misionin tonë si transmetues publik.

Në këtë letër po ashtu përmendet fakti që RTK-ja ka nisur tashmë Festivalin e Këngës dhe se këtë vit do të mbahet edicioni i dytë, me shpresën që kënga fituese të përfaqësoj Kosovën në këtë ngjarje muzikore.

Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet së shpejti nga drejtuesit e EBU-së dhe bordit ekzekutiv të Eurovizionit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese