Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova “hap thesin” për qytetarët e vet, Kurti: Me mua pagat do t’iu rriten çdo vit

Shkruar nga Newsbomb
Kosova “hap thesin” për qytetarët e vet, Kurti: Me mua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar rritje të parave për të gjithë profesionet duke filluar që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Këtë njoftim e ka bërë në rrjete sociale duke theksuar se në këtë qeverisje rritja e pagave bëhet për çdo vit ndërsa më herët ndodhte vetëm në prag fushate.

Kryesisht rritje do të përfitojnë punonjësit e sektorit publik me 110 euro të parashikuar në dy faza, Faza e parë fillon në janar me një rritje prej 55 eruo ndërsa faza e dytë në korrik ku do të plotësohet vlera totale.

"Nga janari i vitit të ardhshëm zyrtarët publikë do të kenë paga më të larta.  Më herët pagat rriteshin vetëm një herë brenda mandatit, dhe atë vetëm në fushatë. Me qeverisjen tonë të mirë e demokratike po rriten në secilin vit që nga hyrja në fuqi e ligjit të pagave, ashtu siç e parasheh edhe ligji. Vitin e ardhshëm pagat për punonjësit e sektorit publik do të rriten për 110 euro.

Rritja do të bëhet në dy faza. Faza e parë fillon në janar të vitit të ardhshëm dhe parasheh një rritje prej 55 euro, kurse faza e dytë hyn në fuqi nga korriku i vitit 2025, për të plotësuar totalin prej 110 euro rritje, apo një njësi më lartë të koeficientit të pagës bazë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë rritje do të përfitojnë dhe profesionet e tjera që variojnë me paga më të ulëta siç janë zjarrëfikësit, mësuesit, infërmierët, ushtria, etj me qëllimin e ujes së hendekut mes pagave të larta dhe këtyrë të ulëta.

Pra, për mësuesin, policin, ushtarin, infermierin, zjarrfikësin, rritja në përqindje do të jetë rreth 18-20%, kurse për pozitat më të larta rritja në përqindje do të jetë 6-7%. Kostoja e plotë vjetore e kësaj rritjeje do të jetë rreth 120 milionë euro, e që bashkë me rritjen që kemi bërë për pensionet dhe për shtesat për fëmijë, e sjell totalin në 280 milionë euro më shumë para në xhepat e qytetarëve vetëm nga këto tre masa”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese