Populli i Kosovës do të shkojë ditën e nesërme pranë kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet parlameentare të vendit të tyre.
Në një formë votimi ka nisur që ditën e sotme ku radhën të parët e kanë emigrantët e shtetit kosovar, të cilët sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), do të votojnë pranë përfaqësive diplomatike të Kosovës në vendin ku jetojnë.
Përkatësisht janë 20.324 shetas kosovarë të regjistruar në formën e votimit fizik në përfaqësitë diplomatike. Këta individë do të votojnë në 43 vendvotime në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë vendosur në 19 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada.
Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Ëashington – ambasadë; Neë York – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).