Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova bën pagesën e parë për raketat automatike amerikane "Javelin"

Shkruar nga Newsbomb
Kosova bën pagesën e parë për raketat automatike amerikane
Sistemi raketor amerikan Javelin ne Ukraine

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka konfirmuar se tashmë dikasteri që drejton ka realizuar pagesën e parë për blerjen e raketave antitank “Javelin”, pas dhënies së dritës së jeshile nga Kongresi Amerikan në fillim të këtij viti.

Paraprakisht Departamenti Amerikan i Shtetit ia kishte pranuar Kosovës kërkesën për blerjen e 246 raketave vlera e të cilave arrin në 75 milionë dollarë.

“Ne jemi në proces për blerjen, pra prokurimin e këtij sistemi. Ne kemi ekzekutuar tanimë pagesën e parë për këtë sistem, pra që nënkupton se jo vetëm që është miratuar, por jemi në proceset në vazhdimësi për të pasur në inventarin tonë këtë sistem. Pra është çështje e kryer, Javelin do të jetë pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci për "Kohën".

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti. 

Departamenti Amerikan i Shtetit pati deklaruar se shitja e armëve në Kosovë mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të ShBA-së. Sistemi raketor që drejtohet automatikisht dhe arrin distancën deri në 4.000 metra u bë i njohur në luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë. 

“Në vitin 2023 buxheti ka arritur në kuotën mbi 2 për qind, diku 204 milionë euro, që nënkupton që jemi në kuotën që synohet edhe nga vendet e tjera të NATO-s e që ende nuk e kanë përmbushur. Gjithë kjo ka ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe disa prej sistemeve që kanë qenë të parapara të blihen në fazën e mëvonshme, janë blerë në këtë fazë”, është shprehur ministri i Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese