Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO, Kurti: Hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Shkruar nga Newsbomb
Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO, Kurti: Hap i
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Asmblesë Parlamentare të Organizatës së Atlantikut Verior për të avancuar ecurinë e shtetit të Kosovës duke e bërë atë anëtare të asociuar të NATO-s.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti shkruan se me një shumicë dërmuese të votave të vendeve anëtare të kësaj Organizate, Kosova fitoi statusin e anëtarit të asociuar, i cili përkon me 25 vjetorin kur kryeqyteti i Sofjes hapi hapësirën e saj ajrore për aeroplanët ushtarakë të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”,- shkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në rrjetin social në Facebook.

Për Kurtin, ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën në integrimin euroa-ltlantik, ndërsa përgëzoi zyrtarët e shtetit të tij dhe partnerët evropianë që e mbështetën me votë avancimin e statusit të Kosovës në Asamble.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”,- përfundon Kurti.

Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi ditën e sotme pro avancimit të statusit të Kosovës, duke e bërë atë anëtare të asociuar në këtë organizatë. Kjo i hap rrugë integrimit euroatlantik dhe atij evropian të Kosovës, përkundër lobimit të Serbisë, e cila përmes një letre të dërguar më herët në Asamble kishte kërkuar refuzimin e kërkesës për avancim të statusit të saj nga vëzhguese në anëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese