
Policia e Kosovës ndërmori një aksion mëngjesin e sotëm në Leposaviç, duke mbyllur institucionet paralele të Serbisë, që kanë funksionuar ilegalisht atje.
Sipas asaj që bën me dije policia e Kosovës, janë mbyllur Zyra për punësim, Zyra e Pensioneve dhe Ndërmarrja hoteliere Kopaonik.
Gjatë aksionit, brenda këtyre zyrave janë zbuluar aktivitete të paligjshme.
“Me këtë rast, në kuadër të këtij operacioni policor, janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë të ashtuquajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa zyra”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Megjithatë, kjo lëvizje e njëanshme ka hasur kundërshtime nga komuniteti serb dhe jo vetëm. Bashkimi Europian po ashtu më herët bëri thirrje që të mos mbyllen institucionet paralele serbe, por të zgjidhet përmes dialogut.