Hapësire reklamuese


Rajoni

Konsensus në Kosovë, miratohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Konsensus në Kosovë, miratohet raporti për verifikimin e
Kuvendi i Kosoves

Pas dy seancave të dështuara, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me vota unanime raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

Raporti i miratuar konfirmon vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe i hap rrugë zhvillimit të pikës së dytë në rendin e ditës: betimit të deputetëve.

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e tretë konstituive për formimin e legjislaturës së re, pas dështimit të dy tentativave të mëparshme.

Presidentja Vjosa Osmani e ka thirrur këtë seancë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në këtë seancë, deputetët pritet të zgjedhin Kryesinë e Kuvendit, përfshirë Kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Pas konstituimit të Kuvendit, do të fillojë procedura për formimin e Qeverisë, ku Presidentja do të propozojë kandidatin për Kryeministër në konsultim me partinë fituese .​

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese