Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Konflikt midis fqinjëve, vritet me thikë 57 vjeçari dhe plagoset djali i tij i mitur (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Konflikt midis fqinjëve, vritet me thikë 57 vjeçari dhe
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kosovë, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Sipas mediave vendase, ngjarja është shënuar në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku personat e përfshirë në konflikt janë përleshur fillimisht fizikisht, pastaj situata ka eskaluar në përdorimin e thikës.

Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 57 vjeçari, Agim Zani, ndërsa është plagosur rëndë djali i tij i mitur, A.Zani.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar autorët e krimit të rëndë, të cilët janë identifikuar si Skënder Krasniqi dhe biri i tij, Taulant Krasniqi.

Gjithashtu, bëhet me dije se konflikti ka nisur më herët nga të rinjtë në Tik Tok, ndërsa më pas janë përfshirë edhe familjarët, për të cilët pasojat rezultuan fatale.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese