Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Konfiskimi i dhjetëra uniformave të policisë serbe në veri të Kosovës, Zveçla: Mekanizëm terrorist i Serbisë për të destabilizuar vendin

Shkruar nga Newsbomb
Konfiskimi i dhjetëra uniformave të policisë serbe në veri
Pamje nga konfiskimi i uniformave të policisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion në fshatin Isev të Leposaviqit, ku janë gjetur dhe kofiskuar uniforma të policisë serbe dhe asaj kosovare.

Në një deklaratë për media, zëvendës-drejtori i policisë Veton Elshani ka thënë se uniformat janë gjetur në disa shtëpi të braktisura në këtë zonë.

Në lidhje me këtë operacion, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Zveçla i cili shprehet se gjetja e uniformave policore në veri është dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjës të tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë.

Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.

Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”,- shkruan ministri Zveçla.

Megjithatë, për ministrin Zveçla tentativat terroriste të Serbisë për të destabilizuar veriun e Kosovës po parandalohen dhe luftohen nga institucionet e drejtësisë, teksa shton se shteti është i vendosur që të mbrojë me të gjitha mjetet ligjore sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

"Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet.

Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”,- shkruan Xhelal Zveçla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese