Një rast me lijën e majmunit është konfirmuar së fundmi në Kosovë.
Sipas mediave vendase mësohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se një 30-vjeçar është konfirmuar me Mpox, e njohur si lija e majmunëve.
Ky shtetas është spitalizuar në Klinikën Infektive më datë 24 dhjetor 2024, pasi u kthye nga një shtet i Afrikës Perëndimore.
IKSHPK tha se ai ka simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasdites, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve. Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.