Hapësire reklamuese

Rajoni

Komisioni Evropian ashpërson tonet me Athinën dhe Shkupin: Zbatimi i "Marrëveshjes së Prespës" është thelbësor për integrimin

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Evropian ashpërson tonet me Athinën dhe Shkupin: Zbatimi i
Foto ilustruese

Komisioni Evropian i ka dërguar një mesazh Athinës dhe Shkupit, ku i’u kërkon që t’i përmbahen "Marrëveshjes së Prespës" të nënshkruar më herët midis dy vendeve, pas mosmarrëveshjes së re midis dy vendeve për çështjen e emrit.

Në një intervsitë për Euractiv, zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE) tha se Marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga të gjitha palët dhe me vullnet të mirë.

Për KE është thelbësore bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në funksion të procesit të zgjerimit.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit. Marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet të zbatohen me mirëbesim nga të gjitha palët, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”,- tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Euractiv.

Kriza e re diplomatike midis dy vendeve shpërtheu pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, refuzoi të përdorte emrin zyrtar të vendit gjatë ceremonisë së saj të betimit në datën 12 maj.

Siljanovska e quajti vendin “Maqedoni” në vend të “Maqedonia e Veriut”, emri zyrtar kushtetues pas marrëveshjes së vitit 2018 me Greqinë për ndryshimin e emrit, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Prespës.

Incidenti ka ngjallur reagime në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë frikë nga një ringjallje e kontestit, e cila shihet si një plagë e hapur për rajonin e Ballkanit.

Marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese