Hapësire reklamuese

Rajoni

Kokainë me vlerë 90 mijë euro, bien në prangat e policisë austriake 2 shqiptarë dhe një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë me vlerë 90 mijë euro, bien në prangat e
Foto ilustruese

Autoritetet austriake kanë vënë në pranga 3 persona gjatë ditës së sotme për trafikim të lëndëve narkotike, 2 prejt të cilëve raportohen se janë shqiptarë.

Sipas mediave vendase, dy shqiptarët, përkatësisht të moshës (23 dhe 28 vjeç) janë arrestuar teksa po i dorëzonin një kilogram kokainë një personi të tretë, që shërbente si negociator në qytetin e Leonding.


Nga hetimet paraprake rezultoi se 3 personat po bënin një tregti të shpejtë për substancën narkotike, që kishte destinacion Gjermaninë, ku do t’i jepej një 36 vjeçari me origjinë po ashtu shqiptare, i cili ishte klienti kryesor i tyre.

Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve, hetuesit gjetën edhe 450 gramë të tjera droge.

Droga u sekuestrua dhe në kuadër të hetimeve të mëtejshme, efektivët kanë mundur të vërtetojnë se dy shqiptarët dhe negociatori i tyre kishin shpërndarë së bashku gati 1.5 kilogramë kokainë me vlerë rrugore rreth 90 mijë euro.

Një 36-vjeçar shqiptar mori rolin kryesor si klient. Tre të akuzuarit nuk kanë punuar kurrë në Austri. Ata erdhën në Gjermani ekskluzivisht për të shitur substanca që krijojnë varësi.

Për më tepër, të tre nuk ishin të regjistruar zyrtarisht dhe vetëm hetimet intensive bënë që hetuesit të ushtronin kontroll banesë. Policia ka faktuar gjithashtu se 36-vjeçari kishte kaluar 800 gramë të tjera kokainë që nga viti 2020. Vlera e drogës nëse do të shitej në rrugë ishte rreth 48,000 euro.

Ata mbahen në burgun e Linzit me urdhër të prokurorit publik të Linzit. Aktualisht 36-vjeçari është ende në kërkim. Ndaj tij ka një urdhër-arresti në mbarë Evropën”,- njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese