
Foto ilustruese
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me kokainë në makinë si dhe një sasi të mëdhe parash.
42-vjeçari ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, ku policët në Trento i kanë bërë shenjë që të ndalonte. Shqiptari i trembur ka tentuar të largohet me shpejtësi, por policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur ndalimin.
Gjatë kontrollit të mjetit shqiptarit i janë gjetur kokainë me peshë 542.11 gramë, si dhe tufa kartëmonedha në shumën totale prej 106 490 euro.
Në përfundim të formaliteteve, në dispozicion të autoritetit gjyqësor, 42-vjeçari është shoqëruar në burg për të pritur seancën gjyqësore.
Sondazh
Poll