Hapësire reklamuese

Rajoni

Knaus: Gjermania dhe Franca po lobojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shkruar nga Newsbomb

Knaus: Gjermania dhe Franca po lobojnë kundër anëtarësimit

Kreu i Institutit të Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus ka deklaruar se disa shtete anëtare të Këshillit të Europës po përgatiten që të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Knaus shkruan se midis këtyre shteteve janë edhe Gjermania me Francën.

Aktualisht disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj parlamentare (APKE) në prill”,- shkruan Knaus.

Më herët, lideri i Francës dhe i Gjermanisë, presidenti Emmanuel Macron dhe kancerlari Olaf Scholz, kishin telefonuar kryeministrin kosovar Albin Kurti për ta kushtëzuar anëtarësimin në KiE me hapa konkretë dhe urgjentë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Knaus thotë gjithashtu se ky vendim pasohet nga një fushatë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke përfshirë edhe një apel personal drejtuar presidentit francez Macron që të mos lejojë votimin.

Në 75-vjetorin e tij, Këshilli i Europës është i ndarë për një çështje themelore: a kanë rëndësi vlerësimet ligjore dhe votat në PACE? A është anëtarësimi për meritë apo është thjesht politik?”, pyet Knaus.

Knaus thotë se derisa Kosova po kushtëzohet me vendime politike, Azerbajxhani mbetet në Këshill të Europës edhe pasi sapo arrestoi fituesin e çmimit të KiE Havel 2014 për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, Mammadli Anar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese