
Koncerti i Taylor Swift që do të mbahej për 3 ditë radhazi, në datat 8,9 dhe 10 gusht në Vjenë të Austrisë është anuluar për shkak të një paralajmërimi për një sulm terrorist.
Sipas mediave të huaja, autoritetet vendase kanë arrestuar të mërkurën një 19 vjeçar nën akuzën e përgatitjes së këtij sulmi.
Xhihadisti 19 vjeçar është nga Maqedonia e Veriut, dhe me preajardhje shqiptare. Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë edhe arrestimi i tij.
Familja e 19 vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri.
Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët. Sipas të njëjtave dëshmi, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.
Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë.
Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e të riut dhe janë duke u ekzaminuar.
Përveç 19 vjeçarit, autoritetet austriake kanë arrestuar edhe dy të mitur të tjerë, 17 vjeçarë, të cilët dyshohen se ishin pjesë e sulmit të planifikuar.
Megjithatë, media austriake Kurier raporton se për të njëjtin rast janë në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet e Sëift në Austri.
Gazeta gjermane raporton gjithashtu se shërbimi sekret i një vendi tjetër kishte gjetur një video të njërit prej të dyshuarve në të cilën ai deklaronte besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, si ato që zakonisht pasojnë një sulm terrorist si provë për marrjen e përgjegjësisë nga ISIS.
Gjithashtu, kujtojmë se xhihadisti që kreu sulmin terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, sulm ky që rezultoi në katër të vdekur dhe 23 të plagosur.