Hapësire reklamuese

Rajoni

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE duhet të fokusohet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me interes dhe shqetësim të madh negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

KASH shprehet kundër presionit që i bëhet Kosovës për të rënë dakord për formimin e komunave me shumicë serbe dhe beson se një presion i tillë minon sovranitetin e Kosovës dhe inkurajon qëndrimin e Serbisë për mosnjohje.

Zgjidhjet e imponuara mund ta destabilizojnë rajonin.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i BE-së duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës.

Ata i sugjerojnë BE-së që të caktojë negociatorë të saj për dialogun Kosovë-Serbi, diplomatë/politikanë që do të ishin të mirëpritur dhe të pranueshëm nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë mes të gjitha palëve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson gjithashtu se sjelljet e Serbisë si proxy ruse, si dhe deklarimet e liderit të Republika Srpska Dodik për shkëputje nga Bosnje dhe Hercegovina, duhet të ndalen me çdo kusht para se të jetë tepër vonë.

"Këto të fundit i konsiderojmë një recetë për luftë, si dhe një qasje që shkon në të njëjtën linjë/logjikë me agresionin rus kundër Ukrainës", përmbyllet deklarata e KASH.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese