
Një mësues i edukimit fizik në një shkollë të mesme profesionale në ishullin Evia , Greqi dyshohet se u ka kërkuar nxënësve ta masazhonin. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit të Greqisë ka nisur menjëherë një hetim administrativ për sjellje të papërshtatshme ndaj tyre.
Sipas akuzave të bëra, gjatë mësimit për teknikat e masazhit të Greqishtes së lashtë, ai dyshohet se ka kërkuar që nxënësit t’i masazhojnë shpinën. Ngjarja është bërë publike pasi një foto është shpërndarë në rrjetet sociale, teksa shihet se është gjysmë i zhveshur dhe i shtrirë në një tavolinë masazhi.
Drejtoria e Arsimit të Mesëm dhe Ministria e Arsimit ka kërkuar menjëherë fillimin e hetimeve, ndërsa nuk jep më shumë informacione rreth kësaj çështje.