Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kërcënohet me jetë Presidentja Vjosa Osmani (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënohet me jetë Presidentja Vjosa Osmani (FOTO)
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi që ka mbërritur në adresën elektronike të institucionit. Mediat në Prishtinë kanë siguruar mesazhin dhe përmbajtjen e tij dhe thonë se kjo është hera e disatë.

Burime nga brenda Presidencës bëjnë me dije se institucioni po vlerëson seriozitetin e mesazhit bashkë me autoritetet e tjera dhe do të vendosin për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adreses elektronike të Presidencës. Kjo është hera e disatë që Vjosa Osmani kërcënohet përmes postës elektronike, por shqetësues është fakti se kohët e fundit ato janë shpeshtuar.

Kërcënohet me jetë Presidentja Vjosa Osmani (FOTO)
Mesazhi kercenues ne adresen e Presidences se Kosoves

E-maili është dërguar më 15 prill, ditën kur Osmani nisi konsultimet me liderët e partive në kërkim të një zgjidhje për dalje nga ngërçi i krijuar. Edhe përmbajtja e mesazhit lë të kuptohet se ai ka lidhje me situatën politike në Kosovë dhe konsultimet e Osmanit dhe liderët e partive politike.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruan personi që e ka dërguar mesazhin nën një identitet fals.

Ai është dërguar nga një emër i rremë “Rrap Tap” dhe përmban përmbajtje kërcënuese e gjuhë të rëndë ndaj presidentes. Ndër të tjera, në mesazh thuhet se Vjosa Osmani është “kriminele antikushtetuese” dhe duhet të “vritet”.

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani në Kosovë nuk ka dalë ende nuk ka dalë me një deklaratë publike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese