Hapësire reklamuese

Rajoni

Këngëtari i njohur probleme me ligjin, i bllokohet pasuria me vlerë 1.5 milion euro

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtari i njohur probleme me ligjin, i bllokohet pasuria me
Andonis Remos

Këngëtarit të njohur grek Andonis Remos i janë bllokuar llogaritë bankare si dhe pasuritë e lujtshme dhe të palujtshme pasi ndaj ka nis një procedim administrativ, pasi akuzohet se ka kryer evazion fiskal dhe pastrim parash.

Mediat greke bëjnë me dije se prej disa muajsh “Remos” ishte vënë në “mikroskopin” e ” e Autoritetit të të Ardhurave Kundër Veprimtarisë Ilegale për evazion fiskal.

Autoritetet në fjalë nisën hetimin duke iu referuar gjerësisht deklaratave tatimore të dorëzuara nga këngëtari gjatë 5 viteve të fundit, në të cilat ai deklaron të ardhura vjetore prej rreth 50 mijë euro. Në fakt, kjo shumë duket se ka qenë arsyeja pse Autoriteti ka vënë në shënjestër artistin, pasi u konsiderua veçanërisht e ulët për të dhënat e artistit të caktuar për shkak të popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm dhe paraqitjeve të tij në vende dhe ngjarje të njohura.

Sipas informacioneve, hetimi nga Prokuroria Financiare nuk do të kufizohet vetëm tek këngëtari, por në shënjestër të prokurorëve do të jenë edhe persona të tjerë, bashkëpunëtorë të artistit dhe familjarë.

Remos dyshohet se ka fituar shumë më shumë nëpërmjet rekalamave, përqindjeve të shitjeve të pijeve në lokalet, ndërsa raportohet se nuk ka deklaruar edhe dhurata dhjetëra mijëra euro të përfituara nga fansat.

Mbas publikimit të lajmit Andonis Remos ka reaguar duke thënë se nuk dinte se kishte një hetim ndaj tij dhe se nuk ishte thirrur kurrë për një çështje të tillë.

“Me keqardhje dhe shqetësim të arsyeshëm më njoftuan se Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave më ka sekuestruar të gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, pasi mund të kem kryer veprën penale të evazionit fiskal.

Keqardhja ime vjen si rezultat i rrjedhjes së paligjshme të një procesi të fshehtë procedural në media, duke më ekspozuar. Dhe pyetja ime konsiston në faktin se asnjëherë nuk jam thirrur nga autoriteti më i lartë për të dhënë shpjegime dhe prova që do të vërtetonin se nuk kam bërë asnjëherë evazion fiskal. Pres me padurim të marr një telefonatë menjëherë për t'u informuar për atë që më atribuohet, në mënyrë që të heq çdo censurë kundër meje”, tha Remos në një reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese