
I dërguari special i ShBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha të enjten për median lokale Istog se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta se kurrë më parë.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, ka thënë Kurti një ditë më parë.
Ndërkohë, diplomati amerikan ka postuar në "X" deklaratën e Kurtit bashkëngjitur me një fotografi, duke iu përgjigjur se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët. Lidhur me këtë, Grantell thekson se Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, nga Biden, NATO, Blinke, etj.
“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”, shkruan Grenell.
Delusional.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025
Relations have never been loëer. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d