Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kapet drogë me vlerë rreth 15 mijë euro, arrestohen katër persona në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Kapet drogë me vlerë rreth 15 mijë euro, arrestohen katër
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës ndërsa është sekuestruar drogë me vlerë rreth 15 mijë euro.

Sipas raportimeve, policia ka ndaluar një makinë të dyshimtë ndërsa ka gjetur 10 gramë marihuanë. Personat e dyshuar u shoqëruan në polici.

Pas kontrolleve të ushtruara në shtëpitë e të dyshuarve, policia gjeti 1063 gramë marihuanë, 22.6 gramë kokainë, tri peshore digjitale.

Ndërkaq nga personat e dyshuar, dy prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, dhe dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në paraburgim për 48 orë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese