Shtangisti ish-kampion bote, Pirro Pidha, i cili tashmë kandidon për eurodeputet nën logon e “Demokracisë së Re”, ka zbuluar një histori të panjohur nga fëmijëria e tij.
Në një intervistë për “Mad Tv”, ai ka zbuluar se si së bashku me vëllain e tij në vitin 1987 i kishte vënë zjarrin një pallati në Tiranë, pasi Greqia kishte fituar Eurobasket.
“Kujtimi im i preferuar i fëmijërisë ishte kur Greqia fitoi Eurobasket në 1987. Me vëllanë e kujtoj me gëzim, ishim në Tiranë, sepse ne në atë kohë jetonim në Shqipëri dhe kishim ngjitur në çatinë e pallatit dhe i vumë zjarrin.
Për shkak se pallati kishte shumë lënde druri vënë flakën pallatit dhe ka ardhur zjarrfikësja. Ne ishim fshehur që të mos na kapnin”, tha ai në mbyllje.