Media greke eKathimerini sërish i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit dhe marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Fredi Beleri i dënuar me dy vjet burg në mars për blerje votash nuk ka gjasa të jetë kandidat për Parlamentin Evropian me partinë në pushtet të Greqisë, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit." Media greke shkruan se emri i Fredi Belerit nuk ndodhet në listën e publikuar.
Përfshirja e tij e mundshme në votën e Demokracisë së Re u pa nga disa analistë si vendimtare për devijimin e votave nga partitë e ekstremit të djathtë në rritje. Megjithatë, Ministria e Jashtme greke paralajmëroi se kandidatura e tij mund të çojë në komplikime.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të vendosë përfundimisht, ndërsa në ditët në vijim pritet shpallja e kandidatëve për zgjedhjet e Demokracisë së Re.
Ishte media tjetër greke, "SKAI", më 17 mars e cila tha se kishte mundësi që partia greke “Demokracia e Re”, me kryetar Kyriakos Mitsotakis mund të vendoste Belerin në listën e saj.
Gjithashtu u tha se të afërm të Belerit konfirmuan kontaktet me partinë greke në lidhje me zgjedhjet evropiane të 2024-ës, duke theksuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë.