Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

"Jam gay si Grenell"/ Albin Kurti bie pre e lojës së dy komedianëve rusë, mendoi se po fliste me Presidentin e Letonisë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Jam gay si Grenell"/ Albin Kurti bie pre e lojës së dy
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka rënë pre e një loje të organizuar nga dy komedianë rusë, Vovan dhe Lexus, të cilët kanë organizuar një bisedë me të, duke e bërë të besojë se ishte duke folur me Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics. Gjatë bisedës ku Albin Kurti mendonte se fliste me Rinkevics, biseduan për Richard Grenell e deri te Milan Radoiadoiçiç.

“Grenell ka marrë një dekoratë të lartë në Serbi... Nuk mund të marrësh këtë vlerësim në Serbi e të thuash jam i paanshëm. Ai ka punuar sistematikisht për të rrëzuar qeverinë time. Ia arriti në 2020-ën. Ishte e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë. Tani Donald Trump e ka caktuar drejtues të qendrës Kennedy, ku do të luftojë shfaqjet me dragg queen. Ndërkohë që edhe ai vetë është gay, e ka vendosur të luftojë ata.”-thotë Kurti.

“Edhe unë jam gay”, u përgjigjet personi në krahun tjetër... “Nuk e dija”, thotë Kurti, duke menduar se po flet me presidentin letonez.

"Jam gay si Grenell"/ Albin Kurti bie pre e lojës së dy
Komedianët rusë, Vovan dhe Lexus

Ndër të tjera, Kurti dëgjohet të thotë se ndaj tij ka pasur një luftë hibride, kryesisht nga Serbia, Rusia “por edhe elementë të tyre brenda Kosovës”. Sipas tij, lufta e parë ndaj tij është bërë përmes dezinformatave.

Edhe pse nuk dihet kur video është regjistruar, ajo u publikua të mërkurën nga komedianët rusë.

Më 20 mars, Presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, ishte për vizitë në Kosovë. Por ai u takua me homologen e tij Vjosa Osmani dhe jo me Kurtin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese