
Tërmete të njëpasnjëshme kanë ndodhur në shtetin e Italisë.
Burimet për mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mesinës rreth orës 16:19. Në rrjetin social “X” të Institutit Kombëtar të Gjeozfizikës dhe Vullkanologjisë janë shprehur se tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 ballë.
Lëkundja mësohet të ketë ndodhur me një thellësi prej 16 km deri në 17 km dhe epiqendra e tërmetit ishte në ishujt Aeolian, midis Alicudi dhe Filicudi. Gjithashtu, nga tronditja e fortë tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Palermos.
Por, më pas janë regjistruar dhe tre tërmete në të njëjtën zonë, e para në 16:40 me magnitudë 2.5 ballë me thellësi prej 7 km, e dyta me magnitudë 2.5 në orën 16:42 me thellësi prej 4 km, ndërsa e treta ka ndodhur në orën 16:48 me magnitudë 2.9 ballë dhe thellësi 7 km.
Sakaq, për momentin nuk raportohen për dëme dhe qendrat operative dhe zjarrëfikëset e Mesinës nuk kanë marrë ende asnjë njoftim apo kërkesë për ndihmë.
"E ndjemë tronditjen por jo tepër. Unë isha në makinë dhe nuk e ndjeva por ata që ishin në tokë e ndjenë më të fortë. Falë Zotit nuk ka pasur dëme deri në këtë pikë. Po bëjmë një zbulim", tha kryetari i Bashkisë Filiudi Riçardo Gullo, pas tërmetit në orën 16:19.