Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ishte shpallur në kërkim nga Austria për pastrim parash, arrestohet në Greqi shqiptari (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte shpallur në kërkim nga Austria për pastrim parash,
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas mediave greke, shqiptari i arrestuar është identifikuar si Aredjo Buzi, 30 vjeç me origjinë nga Fieri. Autoritetet e drejtësisë në Austri kishin lëshuar një urdhër-arresti europian ndaj shqiptarit, në prill të 2017 dhe vetëm pas 7 vitesh ai arriti që të lokalizohej nga efektivët grekë në rrugën “28 Tetori” në Janinë.

Ndaj të arrestuarit, Aredjo Buzi rëndojnë dy vepra penale, si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Duke u nisur nga Kodi Penal i Austrisë, Buzi do të dënohet deri në 3 vjet burg.

Autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të 30- vjeçarit shqiptar drejt Austrisë, i cili sipas Kodit Penal mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese