Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-kryeministri britanik Tony Blair vizitë në Kosovë, Kuvendi njofton seancë solemne

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministri britanik Tony Blair vizitë në Kosovë, Kuvendi
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të jetë nesër në Kosovë. Blair është një figurë kryesore për shqiptarët e Kosovës, i njohur për lobimin e fuqishëm tek vendet europiane që NATO të ndërhyjë për të parandaluar gjenocidin serb në luftën e viteve ’99.

Sipas mediave kosovare, Kuvendi ka njoftuar mbajtjen e një seance solemne, ku Blair do të mbajë një fjalim në organin parlamentar.

Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

Gjthashtu, në datën 12 qershor pritet që të inaugurohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj, datë e cila përkon me ditën e çlirimit të Kosovës.

Më 23 mars të vitit 1999, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair ju drejtua liderëve të Europës me kërkesën që Organizata e Atlantikut Verior (NATO) të dërgonte trupa në Kosovë për të parandaluar gjenocidin serb që po zhvillohej në kurriz të shqiptarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese