Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ish-krerët e UÇK-së votojnë nga paraburgimi në Hagë për zgjedhjet në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-krerët e UÇK-së votojnë nga paraburgimi në
Ish-kreret e UÇK ne Hage

Pavarësisht se ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili sqaroi se procesi është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe aktet nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Mes të burgosurve që kanë marrë pjesë në votim janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese