Richard Grenell, ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se SHBA ka mundësi për të ndaluar përshkallëzimin e një konlfikti të mundshëm në veri të Kosovës.
Grenell, duke reaguar ndaj njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, ka shkruar:
“Jeff (ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier), miku im dhe ish-kolegu im, kjo është një tjetër dogmë e formuluar fort. Ju jeni më të ashpër se kjo. E kuptoj që Shtëpia e Bardhë aktuale e injoron Ballkanin dhe se Kamala Harris as nuk e di se ku është Ballkani, por kjo është e papranueshme” - tha Grenell.