Hapësire reklamuese


Rajoni

’’Ironia e fatit’’, vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij, 59-vjeçari përplaset per vdekje nga kamioni

Shkruar nga Newsbomb
’’Ironia e fatit’’, vrau me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtetin fqinj, Itali, ku një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Sipas mediave vendase, mësohet se vrasja ka ndodhur në Udine, ku një grua me origjinë tuniziane, Samia Bent Rejab Kedim, 46 vjeç, është gjetur e pajetë në apartamentin e saj.

Ndërkohë, policia në vendngjarje ka vënë re se në trupin e 46-vjeçares janë gjetur plagë në të gjithë trupin, ku dyshohet se është varë me mjet prerës.

Hetimet e para u përqendruan menjëherë te ish-bashkëshorti i viktimës, Mohamed Naceur Saadi, 59 vjeç, gjithashtu me kombësi tuniziane, ku mësohet se ai ka qenë nën masën ’’arrest në shtëpi’’ në qytetin e Monfalcones, por kishte marrë një leje të përkohshme për t’u larguar nga ora 09:00 deri në 11:00.

Gjithashtu, mësohet se 59-vjeçari ka tentuar të largohej me makinë, ndërsa më vonë është përfshirë në një aksident në komunën e Basiliano, ku është përplasur me një kamion cisternë dhe ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese