Hapësire reklamuese

Rajoni

Incident në avionin e ministrit italian të mbrojtjes, bën ulje emergjente në Ciampino

Shkruar nga Newsbomb
Incident në avionin e ministrit italian të mbrojtjes, bën ulje
Avioni në Ciampino

Një incident është shënuar këtë të premte në Itali, në avionin me të cilin po udhëtonte ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto. Për shkak të një komplikacioni, avioni është detyruar që të bëjë ulje emergjente në Ciampino.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak për këtë është bërë tymi që po dilte nga pjesa e bagazheve të avionit.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto po kthehej nga samiti i ministrave të NATO-s në Bruksel, së bashku me stafin e tij në bordin e Falcon 900, kur brenda dhomës së bagazhit u zbulua tym. Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga avioni dhe nuk raportohet për lëndime. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të kuptuar shkaqet e tymit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese