Hapësire reklamuese

Rajoni

I vodhën 500 mijë euro të moshuarës greke, gjykatat në Selanik dënon me 12 vite çiftin shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
I vodhën 500 mijë euro të moshuarës greke, gjykatat në
Foto ilustruese

Gjykata e Selanikut ka dhënë vendimin për çiftin shqiptar të cilët mashtruan dhe i vlodhën 500 mijë euro të moshuarës 82-vjeçare që kujdeseshin prej vitesh. Një shqiptare, ndihmëse shtëpiake dhe bashkëshorti i saj u dënuan me nga 6 vite burg secilin për përvetësim të pasurisë së paluajtshme.

Shqiptarët vodhën mbi 500 mijë euro të moshuarës 82-vjeçare që kujdeseshin, duke përdorur prokurën noteriale dhe vërtetimin e psikiatërve, të cilin e moshuara ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse kishte “pamundësi për të firmosur”.

Gjykata e Apelit Penal të Selanikut, prej tre anëtarësh, i shpalli fajtorë për mashtrim, ndërsa psikiatri kurues i të moshuarës u dënua me 4 vjet burg për bashkëpunim në mashtrim, pasi vërtetoi se gruaja kishte zotësi juridike.

Skema u zbulua pas denoncimit të bërë nga të afërmit e të moshuarës pas vdekjes së saj në shtator 2017, kur u njoftua për prokurën për dhënien e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme familjes, për ndihmësen dhe burri i saj.

Sipas aktakuzës, kishte pasur prokura të njëpasnjëshme që udhëzonin çiftin të menaxhonin llogaritë e saj bankare, të shisnin pronat e saj dhe t’i transferonin vetes shtëpinë ku jetonte 82-vjeçarja në qendër të Selanikut.

Tashmë me vendime të gjykatave civile u anulua testamenti me prokurë dhe kalimet e pasurive të paluajtshme. Në deklaratat e tyre tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese