
Doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, Adriatik Berisha ka treguar për raportin që u dërgua në Gjykatën Speciale që i mundësoi ish-presidentit Hashim Thaçi të vizitonte babain e tij, javën e kaluar.
Berisha ka treguar se ka lëshuar një raport mjekësor të detajuar që tregon për gjendjen e pacientit, teksa thotë se në fakt nuk kishte të drejtë të dorëzonte kërkesë. Ndërsa shtoi, se babit të Thaçit i ka thënë se do t'i sillte një mysafir.
“Unë e kam lëshu një raport mjekësor të detajuar që tregon për gjendjen e pacientit, profesionalisht të rregullt dhe të bazuar në fakte që ka fol për gjendjen e rënduar të pacientit”, ka thënë ai.
Pak ditë përpara vdekjes, Hashim Thaçi ka pasur mundësinë të takonte babain e tij për disa orë në Klinikën Interne të QKUK-së, pas miratimit të vizitës nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.