
Fatos Ibishi, vëllai i Ismet Ibishit, i cili u vra me 14 plumba një ditë më parë në Kosovë ka ndarë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Në një rrëfim tronditës ai ka treguar se vëllai i tij nuk është vra për pronë, por babë e bir e kanë qëlluar pa asye me armë zjarri. Madje, sipas Fatos Ibishit autorët i kanë kërkuar të zhvishet në mes të lokalit, për ta çnjerëzuar.
“E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllai im i ka në trup. Vëllai im nuk është vra për pronësi. Vëllai im ka dalë me pi kafe, t’u pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si kanë ardhë, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllait tim, ”deshu”, midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllai im nuk çnjerëzohet, m’u vra po. Ai u vra, por m’u ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu”, shprehet vëllai i viktimës.