Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Vjosa Osmani takim me sekretarin amerikan O’Brien

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Vjosa Osmani takim me
James O'Brien dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien teksa është diskutuar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në 29 nëntor në veri të Kosovës ku persona ende të paidentifikuar sulmuar me dinamitë kanalin e Ibër-Lepencit.

Gjatë kësaj bisede Osmani ka falenderuar përfaqësuesit amerikanë për reagimin e menjëhershëm dhe dënimin maksimal që i është bërë këtij akti terrorist të ndodhur në Kosovë kundër infrastrukturës së shtetit dhe kërcënimit të rendit publik.

Osmani i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc. Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Këshilltari politik i Osmanit, Bekim Kupina.

Ndërkohë edhe kreu u shtetit të Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me James O’Brien. ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier gjatë një deklarate të dhënë një ditë më parë, ka thënë se pavarësisht se është ehrët për të drejtuar gishin tek fajtori, asnjë shtet apo grup terrorist nuk përjashtohet nga dyshimet.

Momentalisht SHBA-ja nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit, është herët dhe çështje si këto kërkojnë hetime të kryera me kujdes. Ajo që mund të them është se u kemi ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës. Mendojmë që është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të thuktë për t’i identifikuar përgjegjësit”, ka deklaruar ai.

Sulmi i ndodhur në fshatin Zubin Patok në veri të Ksoovës  në orët e para të 29 nëntorit, dëmtoi rëndë kanalin e Ibër-Lepencit, një kanal i cili furnizon me ujë dhe enrgji elektrike një pjesë të mirë të Kosovës.

Qeveria kosovare ka bërë përgjegjës për këtë sulm Serbinë dhe organizatat terroriste të lidhura ngushtë me Beogradin zyrtar. Këta të fundit kanë mohuar kategorikisht të kenë lidhje më këtë sulm ndërsa kanë kërkuar transparencë në hetime për tu zbardhur e vërteta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese