Një e mitur, e cila i ka mbijetuar tragjedisë së zjarrit në diskotekën e Koçanit. Ajo ka rrëfyer momentet e para të shpërthimit të zjarrit, teksa ka deklaruar se të gjithë në atë moment po xhironin sepse nuk e kishin marrë seriozisht.
E mitura ka rrëfyer se kur këngëtari që po performonte në skenë ka filluar të bërtiste, ajo ka dalë menjëherë jashtë. Më tej, ajo thotë se disa mbetën deri në fund, pasi nuk e morën seriozisht dhe mendonin se nuk do të ndodhte gjë.
“Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë rrëmujë, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodhë asgjë”, tha e mitura.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se atë natë në diskotekë kishtë shumë njerëz, madje kishte 50% më shumë nga sa lejohej. Për më tepër, e mitura rrëfeu se natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas saj, nuk kanë ndihmuar sa duhet.
“Çdo fundjavë jam në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa që lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, tha ajo.
Kujtojmë se tragjedia në një diskotekë në Koçan ndodhi mëngjesin e 16 marsit, ku një zjarr i tmerrshëm i mori jetën 59 personave dhe mbi 150 të tjerë u lënduan. Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet gjyqësore kanë caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër për 16 persona.