Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I shpëtoi aksidentit të parë, por jo të dytit! Detaje TRONDITËSE nga vdekja e 27-vjeçares shqiptare në Itali

Shkruar nga Newsbomb
I shpëtoi aksidentit të parë, por jo të dytit! Detaje
Adela Xhaferri

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë, ku humbi jetën tragjikisht shqiptarja Adela Xhaferri.

Automjeti me të cilin po udhëtonte e reja shqiptare rrëshqiti dhe doli nga rruga. Pas aksidentit ajo doli nga mjeti, por fatkeqësisht një automjet tjetër që po vinte me shpejtësi e përplasi dhe si pasojë humbi jetën në vend.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, 27-vjeçarja shqiptare mbrëmjen e 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias.

Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato.

Duke dalë nga unaza jugore e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, automjeti me të cilin po udhëtonin çifti rrëshqiti dhe si pasojë përfundoi jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit ata nuk pësuan lëndime, mirëpo sapo shqiptarja doli nga mjeti i përmbysur, një tjetër automjet po vinte drejt saj dhe e përplasi.

Fatkeqësisht Adela Xhaferri humbi jetën në vendin e ngjarjes. Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërkohë deri më tani mendohet se dy të rinjtë nuk kishin konsumuar alkool.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese