Hapësire reklamuese

Rajoni

I shpallur në kërkim për sulmin ndaj KFOR gjatë vitit 2023, arrestohet nje serb në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim për sulmin ndaj KFOR gjatë vitit 2023,
KFOR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, 20 qershor se është arrestuar një shtetas serb në Kosovë.

Policia njofton se në Bistricë ka ndaluar një person të dyshuar qytetar serb, për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngjarje që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar për RTK zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë në Veri, Veton Elshani.

“Sonte rreth orës 19.15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person me inicialet L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë në Stacionin policor në Jug. Ai po intervistohet nga ana e hetuesve të krimeve të rënda në Prishtinë dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, - ka thënë Elshani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese