
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnie Herzegovina, Milorad Dodik është larguar nga vendi pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.
Milorad Dodik ka udhëtuar drejt shtetit të Izraelit ku dhe nga ka ndarë një mesazh në rrjete sociale, teksa shkruan se liria dhe siguria janë të paçmueshme.
E ndërsa zhvilloi një tjetër vizitë mbrëmjen e djeshme në Serbi, Dodik shkruan se shteti serb dhe Izraeli janë popuj që kanë mbrojnë pa falje të drejtën e tyre për të ekzistuar duke i mbijetuar dhe përpjekjeve për çrrënjosje, arsye kjo përse këto vende qëndrojnë së bashku.
“Kam filluar vizitën time në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli demonstron se liria dhe siguria janë të paçmueshme dhe se një popull që e di se kush janë ata nuk do të jetë as objektiv dhe as vartës.
Ashtu si Izraeli mbron veten pa falje, Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe mbështetur trashëgiminë e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që janë përballur me përpjekje për çrrënjosje totale – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”, shkruan Milorad Dodik.