Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tërmeti “shkund” Greqinë, mediat: Ka rënie gurësh nëpër akset rrugore

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti “shkund” Greqinë, mediat: Ka rënie
Epiqendra e termetit

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Etoloakarnania, Greqi.

Sipas qendrës rajonale te monitorimit, EMSC, tërmeti kishte një magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale 18.4 kilometra me epiqendër në liqenin e Trichonida dhe konkretisht 5 kilometra në perëndim, në veriperëndim të Banjave Termale të Etoloakarnania

Lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në zonën e Agrinio-s dhe në zona të tjera të Aitoloakarnanisë si dhe në Patras. 

Fatmirësisht si pasojë e këtij tërmeti nuk ka pasur të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

“Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka shqetësuar banorët e Thermos, por edhe të vendeve fqinje”, tha kryetari i komunës së Termos, Spyros Konstandaras për Agjencinë Athinë-Maqedonase të Lajmeve.

Gjithashtu, siç tha kryebashkiaku për APE-MPE, “deri më tani është raportuar për rënie gurësh në aksin rrugor krahinor që lidh Thermon me Nafpaktosin, si dhe në zonat malore”.

Pas tërmetit të fortë janë regjistruar dy pasgoditje, me magnitudë 2.7 dhe 1.7 të shkallës Rihter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese