E tha dhe e bëri! Një burrë nga Selaniku i kishte premtuar të dashurës së tij se do të martohej me të kur të ndërtohej metroja. Dhëndri e mbajti premtimin dhe dasma u bë në ditën kur u hap zyrtarisht metroja e Selanikut.
Çifti, menjëherë pas betimit në kishë, kanë vizituar një stacioni e metrosë, ku janë fotografuar edhe në shkallët elektrikë. Çifti në ditën më të lumtur të jetës së tyre është fotografuar në stacionin e metrosë.
Kujtojmë që kishte vite që politikanë të Greqi para çdo zgjedhje elektorale premtonin metro në Selanik, por që kurrë nuk po realizohej. Në vendin fqinj premtimet për metronë madje shpesh janë bërë edhe meme.
Por më në fund pas disa vitesh premtime, metroja e Selanikut është inauguruar dhe tashmë qyteti do të marr frymë nga trafiku i rënduar.